-11.4 C
Sterling Heights
15/01/2026, 8:30
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Ndërtohet në Egjipt xhamia luksoze 25.9 milionë dollarë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKurioziteteNdërtohet në Egjipt xhamia luksoze 25.9 milionë dollarë

Egjipti ka hapur një xhami të re në kryeqytetin e tij por për këtë fakt ai është kritikuar pa fund për kostot e përfshira. Këto kritika kanë ardhur pikërisht nga rrjetet sociale ku njerëzit janë treguar skeptik përsa i përket shpezimeve të mëdhaja.

Ndërtimi i xhamisë kushtoi 800 milionë paund egjiptian që janë 25.9 milionë dollarë ose 20.7 milionë £, duke e bërë keshtu xhaminë e dytë më e madhe në Afrikë.

Kjo xhami sipas edhe medias shtetërore festoi thyerjen e tre rekordeve botërore. Duke përfshirë kështu foltoren më të lartë në botë, me lartësi 16.6 m  dhe të punuar me dorë nga llojet më të mira të drurit.

Rekordi i dytë dhe ai i tret ishin për llambadarin kryesor të xhamisë, i cili është më i rëndi në botë me 24,300 kg , dhe më e madhja, me një diametër prej 22 m përfshin katër nivele.

Hapja e xhamisë  u ndoq edhe nga Presidenti Abdul Fattah al-Sisi.

Por personat në rrjetet sociale kishin dicka për të thënë. Egjipti po përballet me një krizë ekonomike të thelluar. Monedha e saj ka humbur gjysmën e vlerës së saj kundrejt dollarit gjatë vitit të kaluar, duke bërë që inflacioni të arrijë nivelin më të lartë në këto pesë vjet.

Shumë njerëz kanë shprehur revoltën e tyre në Twitter dhe Facebook për të kritikuar shpenzimet e bollshme në vendet fetare në këtë kohë kritike, pasi miliona egjiptianë luftojnë çdo ditë për të vendosur ushqimin në tryezën e tyre.

 

 

Foto nga HOLOPLOT.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img