-5.7 C
Sterling Heights
21/12/2025, 6:01
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale kaluan filtrin e komisionit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetNdryshimet dhe plotësimet e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale kaluan...

Anëtarët e Komisionit kuvendor për çështje evropiane i dhanë mbështetje Propozim – ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbimet mediatike audio dhe audiovizuale, pas procedurës së shkurtuar. Për këtë projektligj nuk është paraqitur asnjë amendament nga propozuesit e autorizuar. Komisioni për Çështje evropiane e ka përcjellur Propozimligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale pas procedurës së shkurtuar në procedurë të mëtutjeshme në Kuvend.

Në seancën e këtij Komisioni ishte prezent edhe ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu, por nuk e elaboroi Projektligjin.

Në elaborimin e këtij projektligji të vendosur në faqen e Kuvendit, thuhet se me ndryshimet dhe plotësimet harmonizohet Ligji për shërbimet mediale audiovizuale me kërkesat e përcaktuara në Direktivën e Shërbimeve mediatike audiovizuale 2018 (BE) 2018/1808, e të cilat kanë të bëjnë me rregullimin e shërbimeve sipas kërkesës dhe platformave të ndarjes së videove, si dhe ndryshimet në shprehitë e audiencës që rrjedhin nga këto risi të shpjeguara në hollësi në Vlerësimin e ndikimit të Komisionit Evropian.

Me ndryshime të tilla krijohet një kornizë ligjore që mbulon të gjitha shërbimet që ofrojnë përmbajtje audiovizuale, pavarësisht nga teknologjia e përdorur për transmetimin e përmbajtjes, thuhet në elaborimin. 

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img