Vjelja e kafesë është një proces delikat që ndodh vetëm një herë në vit ndërsa bima ka një jetëgjatësi njëzet vjeçare, frytet e saj mund t’i shfrytëzojmë vetëm pas gati katër vjetëve.
Pema shumëvjeçare duhet të zë rrënjë në kushte të mira klimatike dhe të kalojë një sërë momentesh para se të lulëzojë.
Por ndryshimi i klimës po e shtyn tregun global të kafesë prej 458 miliardë eurosh – nga i cili Evropa përfaqëson pjesën më të madhe të konsumatorit – në një “kaos”, raporton euronews.
Si po ndikon ndryshimi i klimës në kultivimin e kafesë?
Shumica e kafesë prodhohet në rajonet tropikale malore.
Por studiuesit kanë zbuluar se rritja e temperaturave mund të zvogëlojë për 50 për qind zonat e përshtatshme të rritjes së kafesë.
Ky rivizatim i hartës globale të rritjes së kafesë, mund të sjell rreziqe shkatërruese, jo vetëm për ekonominë kombëtare të Meksikës, El Salvadorit, Nikaraguas, Brazilit, Indisë he Madagaskarit, por edhe për mënyrën e jetesës së kultivuesve të kafesë.Por fermerët e vegjël përballen me sfida të ndryshme të kultivimit vertikal, duke përfshirë kostot e larta për një rendiment të ulët që është i disponueshëm vetëm një herë në vit dhe mund të shitet ngadalë për shkak të jetëgjatësisë së gjatë.
“Kur ke kultivim vertikal, duhet të shkosh në kultura me vlerë të lartë, ku fermeri mund të kryejë të korura disa herë në vit dhe t’i shesë ato në një treg me vlerë shumë të lartë”, shpjegon Telemans.
Rritja e kafesë në sistemet hidroponike dhe fermat vertikale do të sfidohen nga nevojat e larta të energjisë dhe çështjet e menaxhimit të ujit, thotë inxhinieri i bujqësisë dhe specialisti i FAO-s, Leone Magliocchetti Lombi.

Rritja e çmimit të kultivimit të kafesë mund të zhvendos tregjet e prodhimit të pijes në Evropë ose në Shtetet e Bashkuara.
Vlera e tregut e kafesë së papërpunuar është relativisht e ulët në krahasim me çmimet që paguajnë konsumatorët ndërsa fermerët përgjithësisht shohin më pak përfitime.
Ndërsa fermerët dhe investitorët më të pasur mund të përballojnë kostot më të larta të bujqësisë, si plehërimi inxhinierik dhe sistemet e ujitjes me pika, kjo i ndihmon ata të hyjnë në tregjet e kafesë premium, ku do të kenë fitime më të mëdha.
Endre Vestvik, themeluesi i kompanisë së kafesë Wild, ka frikë se kjo do të sillte një kolonizim të dytë të produktit, “çdo kafe që konsumohet nga adhuruesit e kafesë, në thelb kontribuon në rritjen e pabarazive në botë”.
Në vend të kësaj, Vestvik mbron zgjidhjet bujqësore që sjellin përfitime për vendet e origjinës dhe fermerët.
“Unë mendoj se sfidat e qëndrueshmërisë së kafesë mund të zgjidhen në mënyra të tjera ndëra unë mendoj se ato duhet të zgjidhen nga njerëzit që tani e kultivojnë kafenë”, pohoi ai.
A mund të edukohen farat e kafesë për t’i rezistuar ndryshimeve klimatike?


