2.7 C
Sterling Heights
06/03/2026, 14:50
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Ndryshimet në qeveri, betohen 7 ministrat e rinj

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeNdryshimet në qeveri, betohen 7 ministrat e rinj

Ministrat e rinj të kabinetit qeveritar janë betuar këtë të premte në Pallatin e Brigadave.  E para që u betua ishte Albana Koçiu, e cila mori detyrën e zëvendëskryeministres. Pas Koçiut u betua ministri i ri i Jashtëm, Ferit Hoxha dhe më pas ministri i Brendshëm, Besfort Llamallari.

 

Ministrat e rinj:

 

Albana Koçiu-Zëvendëskryeministre;

Ferit Hoxha- Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;

Besfort Lamallari- Ministër i Punëve të Brendshme;

Ermal Nufi- Ministër i Mbrojtjes;

Toni Gogu- Ministër i Drejtësisë;

Enea Karakaçi- Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;

Erjona Ismaili- Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin

 

Parlamenti votoi të enjten ndryshimet në qeveri.  Ministri i ri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u votua me 83 vota pro. Ministri i ri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari u miratua me 83 vota pro dhe 4 kundër. Me 83 vota pro dhe 3 kundër, Parlamenti miratoi emërimin e Albana Koçiut në postin e zëvendëskryeministres. Ministri i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi u miratua me 83 pro, 0 abstenim dhe 6 vota kundër. Ministri i ri i Drejtësisë, Toni Gogu u miratua me 83 pro 0 abstenim dhe 5 kundër. Ministri i ri Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi u votua me 83 vota pro, 0 abstenim, 6 kundër. Ministrja e re Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili u miratua me 82 pro, 0 abstenim dhe 4 kundër.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img