-3.5 C
Sterling Heights
05/12/2025, 23:20
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Në këtë kohë të ditës jeni më së shumti produktive

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKosovaNë këtë kohë të ditës jeni më së shumti produktive

Përpjekja për të qenë kreativë mund të jetë e vështirë kur ndjeheni të përgjumur dhe të privuar nga kafeina. Ndonjëherë thjesht keni probleme ta nxirrni një ide të mirë nga truri jua

Por një studim i publikuar në revistën “Thinking & Reasoning”, mund ta ketë sekretin e periudhës më të mirë kur ju prireni të jeni inovativ dhe kreativ.

I kryer nga Mareike B. Weith dhe Rose T. Zacks, studimi është përqendruar në atë se si një periudhë e caktuar e ditës ndikon në aftësinë për të zgjidhur problemet e kreativitetit.

‘Proceset frenuese’ e kontrollojnë rrjedhën e informacioneve nga mendimi dhe perceptimi, si dhe ndihmojnë në parandalimin e trurit që të shpërqendrohet, transmeton Telegrafi.

Weith dhe Zacks, në prezantimin e tyre kanë treguar se proceset frenuese luhaten duke u bazuar në kohën e ditës.

Pas eksperimenteve të ndryshme, shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit mund të jenë të ndarë në dy grupe: në persona të “mëngjesit” dhe në persona të “mbrëmjes”

Por shkencëtarët thonë se njerëzit e mëngjesit janë më të mirë në zgjidhen e problemit gjatë mbrëmjes, ndërsa personat e mbrëmjes janë më kreativë menjëherë pasi të zgjohen nga gjumi. /Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img