
Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor pritet të mblidhen këtë javë në Tiranë. Mësohet se pritet të zhvillohet një takim i formatit “retreat” të enjten. Ky takim zhvillohet në kuadër të iniciativës “Open Balkan”. Kryeministrat pritet të diskutojnë përmbushjen e asaj çfarë është dakordësuar në takimet e shkuara të “Open Ballkan”. Natyrisht situata në rajon e posaçërisht zhvillimet në Veri të Kosovës do të jenë pjesë e diskutimeve. Vendi i zgjedhur për këtë takim është një prej hoteleve hapur kohët e fundit në qendër të Tiranës.


