-4.7 C
Sterling Heights
22/12/2025, 8:34
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Nënsekretarja amerikane i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shtensionojnë situatën, kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetNënsekretarja amerikane i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shtensionojnë situatën,...

Nënsekretarja amerikane, Victoria Nuland i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë t’i ulin tensionet dhe të fillojnë zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

Nuland në një postim në Twitter pas takimit me të dërguarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak tha se vazhdojnë të mbështesin planin trepikësh të BE-së, si mënyra më e mirë për zgjedhjen e krizës.

“Me kënaqësi mirëpres mikun e vjetër, Miroslav Lajcak. Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zvogëlojnë tensionet menjëherë dhe të fillojnë zbatimin e angazhimeve të Ohrit. Ne vazhdojmë të mbështesim planin trepikësh të BE-së si mënyra më e mirë për zgjidhjen e krizës”, shkruan ajo.

Për takimin me Nuland, ka shkruar edhe i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak.

“Kisha një bisedë të mirë me nënsekretaren Victoria Nuland. Kemi ndarë të njëjtin vlerësim rreth situatën në veri të Kosovës dhe rrugën për të dalë nga kjo situatë. U pajtuam që e një rëndësie të menjëhershme është de-eskalimi dhe rikthimi në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Lajçak në Twitter. /Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img