-14.6 C
Sterling Heights
25/01/2026, 2:34
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Nëse doni një marrëdhënie jetëgjatë, ndiqni metodën e Belinës dhe Elvis Pupës!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShowbizNëse doni një marrëdhënie jetëgjatë, ndiqni metodën e Belinës dhe Elvis Pupës!

Belina Pupa ose e njohur si partnerja e Elvis Pupës ka qenë shumë aktive këto kohë në intervista. Përpos karrierës së saj, gjatë daljeve televizive ajo ka rrëfyer shpeshherë edhe shumë detaje interesante të marrëdhënies së saj me aktorin e humorit.

Në intervistën e saj të fundit për “Një gotë Rose” ajo zbuloi sekretin e jetëgjatësisë së marrëdhënies së saj me Elvisin, ku si arsye kryesore përmendi faktin që ai është mendjehapur dhe mbështetës.

“Njohja me Elvisin ka qenë e pamenduar, ka ardhur krejt papritur. Kam vlerësuar shumë ishte karakteri i tij, më ka pëlqyer shumë se është treguar i sinqertë me mua, që ditën e parë që jemi takuar dhe deri tani pas 13 viteve. Kishte mentalitet të hapur, që ditën e parë që e kam parë, më dha ndjesi ndryshe të çdo personi që kisha njohur më përpara, ishte i kuptueshëm, jo gjykues. Ishte e rrallë, ne si shqiptarë gjykojmë shpejt. Ajo që unë dashuroj tek Elvisi, që pëlqej shumë, është se është shumë i qytetëruar dhe s’ka ndryshuar. Më ka ndihmuar të jem vetvetja.”

Kujtojmë që dyshja prej kohësh jetojnë në Australi dhe u kthyen pasi Visi mori pjesë në formatin “BBV”./iconstyle

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img