-10.1 C
Sterling Heights
15/01/2026, 0:18
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Nga serrat te serverët: BE ngrin fondet, ndërsa korrupsioni i qeverisë Rama mbetet online 24/7

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetNga serrat te serverët: BE ngrin fondet, ndërsa korrupsioni i qeverisë Rama...

Pas ndërprerjes së fondeve për fermerët, Bashkimi Europian ka vendosur të ngrijë financimet edhe për një tjetër komponent kyç të ndihmës për Shqipërinë: sektorin dixhital. Ky vendim vjen në vazhdën e shqetësimeve të përsëritura të Brukselit lidhur me keqmenaxhimin e fondeve, mungesën e transparencës dhe dyshimet për korrupsion në zbatimin e projekteve të financuara me para europiane.

👉 Sipas burimeve, programi “Ekonomia dhe shoqëria dixhitale” me një buxhet prej rreth 44 milionë eurosh (ku 30 milionë financohen nga BE) është shtyrë dhe fonde janë ngrirë për momentin. 

Pas fermerëve shqiptarë, të cilëve u mbetën serrat bosh dhe shpresat pezull bashkë me fondet e BE-së, radhën e ka marrë edhe sektori “modern” – ai dixhital. Bashkimi Europian, duket se po ecën sipas një logjike të thjeshtë: aty ku ka korrupsion, ka ngrirje fondesh. Dhe Shqipëria, nën qeverisjen e Edi Ramës, po rezulton një “rast studimi” i përsosur për këtë parim europian.

Fillimisht u bllokuan fondet IPARD për bujqësinë, sepse paratë që duhej të shkonin te fermerët, përfunduan në rrugë të tjera më pak bujqësore dhe më shumë klienteliste. Sot, BE ka vendosur të ngrijë edhe financimet për sektorin dixhital, një fushë që propaganda qeveritare e ka shitur për vite me radhë si histori suksesi, me portale online, serverë, tenderë dhe slogane për “Shqipërinë digjitale”. Ironia është se, ndonëse shërbimet u “dixhitalizuan”, korrupsioni mbeti analog, madje shumë real.

Sipas vlerësimeve të institucioneve europiane, problemi nuk është teknologjia, por duart që e administrojnë atë. Mungesa e transparencës, dyshimet për abuzime në prokurime dhe kontrolli i dobët i fondeve kanë bërë që Brukseli të mbyllë rubinetin edhe për këtë sektor. Kështu, qeveria që flet për integrim europian çdo ditë, po arrin një “rekord” të rrallë: të humbasë besimin e BE-së në dy sektorë jetikë njëri pas tjetrit.

Në fund, mesazhi nga Brukseli është më i qartë se çdo konferencë shtypi qeveritare: integrimi nuk bëhet me PowerPoint, as me fjalime, por me ndershmëri dhe përgjegjësi. Dhe derisa qeveria Rama të kuptojë se fondet e BE-së nuk janë plaçkë partie, Shqipëria rrezikon të mbetet jo vetëm pa fonde, por edhe pa besueshmëri — si në fshat, ashtu edhe online.

Artikulli i përgatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img