0.4 C
Sterling Heights
17/01/2026, 4:05
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Nga tatuazhi për ish-in, tek numri i të dashurave që ka pasur njëkohësisht, “rrëfehet” Luizi!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShowbizNga tatuazhi për ish-in, tek numri i të dashurave që ka pasur...

Në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania” së fundmi banorët kanë realizuar lojën “E kam bërë, se kam bërë.” Të vendosur përballë një monitori ku shfaqeshin situatat, me një tabelë në dorë ku në njërën anë shkruante e kam bërë dhe në tjetrën se kam bërë ata janë përgjigjur.

Kjo lojë sigurisht është realizuar edhe në “burgun” brenda shtëpisë, ku ndodhen Olta, Kristi, Maestro dhe Luizi.

Kam bërë tatuazh emrin e partnerit/partneres dhe jam penduar. Kjo ishte një nga situatat, ku përgjigjja e Luizit ka tërhequr vëmendje. Ai u shpreh se e ka tatuazh në dorë emrin e ish-partneres së tij dhe nuk është penduar aspak.

Kam pasur dy të dashura njëkohësisht, ishte situata tjetër ku sërish përgjigjja e Luizit dhe Kristit këtë herë bënë përshtypje. “E kam bërë”, u përgjigjën të dy djemtë.

Kujtojmë që “Big Brother”, para dy ditësh, futi një zarf të zi në shtëpi, ku në të thuhej se Luizi, Olta, Armaldo dhe Kristi vazhdojnë të injorojnë rregullat e kësaj loje, njëra prej të cilave është edhe diskutimi për nominimet.

Për këtë arsye “Vëllai i Madh” i penalizoi banorët duke i “burgosur” në “Burg Brother Vip”. Dënimi fillon që nga mbrëmja e djeshme deri në Prime-n e ardhshëm./iconstyle

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img