Një aksident i rëndë ka tronditur qytetin e Vankuverit, ku një veturë u përplas në një turmë njerëzish gjatë një festivali rrugor filipinas, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, kur një fuoristradë e zezë hyri me shpejtësi në zonën e festës, duke goditur pjesëmarrësit që po shijonin atmosferën e ngjarjes.
Policia kanadeze ka konfirmuar se shoferi është arrestuar, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë skena të dhimbshme, me njerëz të shtrirë në tokë, disa prej të cilëve dukeshin të plagosur rëndë.
Reagimi i liderëve botërorë
Pas lajmit tronditës, liderët botërorë kanë shprehur ngushëllimet e tyre për viktimat dhe familjet e prekura. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi: “Pas tragjedisë në Vankuver, unë shpreh solidaritetin tonë me kanadezët dhe komunitetin filipinas” B. Ndërkohë, Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, theksoi mbështetjen e tij për popullin kanadez në këtë moment të vështirë. “Mendimet tona janë me të gjithë te prekurit, familjet dhe të dashurit e tyre”, u shpreh ai.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës Andriy Sybiha i dërgon ngushëllime popullit kanadez. “Ne në Ukrainë e dimë dhimbjen e humbjes. Zemrat tona jané per te dashurit e viktimave.”
Ministri i Jashtëm i Republikës Çeke, Jan Lipavský thotë se vendi “denon fuqishem këtë akt të tmerrshëm dhune”.
Ngjarja ka sjellë një valë reagimesh dhe mbështetjeje nga komuniteti ndërkombëtar, ndërsa autoritetet kanadeze po punojnë për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të ndihmuar të prekurit.


