Në orët e para të mëngjesit të së dielës, një 21-vjeçar u qëllua për vdekje nga agjentët e Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara dhe një zëvendës i sherifit të Qarkut Palm Beach, pasi hyri i armatosur brenda perimetrit të sigurisë së rezidencës së presidentit Donald Trump në Mar-a-Lago, Florida. Ngjarja u konfirmua nga autoritetet lokale dhe federale të sigurisë.
Incidenti ndodhi rreth orës 1:30 të mëngjesit me orën lokale, kur i riu identifikuar si Austin Tucker Martin, nga Karolina e Veriut, hyri në zonë te dera veriore të pronës, duke drejtuar automjetin e tij drejt perimetrit të sigurisë. Ai ishte i armatosur me një pushkë gjahu dhe mbante një bidon karburanti me vete.
Sipas njoftimeve zyrtare, agjentët e Shërbimit Sekret dhe zyrtarët e sherifit e ndaluan atë dhe i urdhëruan të vinte poshtë armën dhe bidonin. Ai la poshtë bidonin e benzinës, por ngriti pushkën në pozicion për të qëlluar, duke Përgatitur një kërcënim të menjëhershëm për sigurinë. Në përgjigje, forcat e sigurisë hapën zjarr dhe e neutralizuan atë në vend. Asnjë nga agjentët nuk u plagos gjatë përleshjes.
President Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania Trump, nuk ishin në rezidencë në atë kohë — ata ishin në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, D.C., ku ndodheshin për arsye të angazhimeve zyrtare. Rezidenca e Mar-a-Lago është shpesh objekt i masave të shumta të sigurisë, për shkak të statusit të saj si pronë e presidentit dhe vendtakim i personaliteteve të larta.
Autoritetet kanë bërë të ditur se Martin kishte qenë i raportuar si i zhdukur nga familja e tij disa ditë përpara incidentit, dhe hetimet janë duke u zhvilluar nga FBI-ja, e cila po përpiqet të zbulojë motivin e tij dhe një profil psikologjik të ngjarjes. Motivi i tij ende nuk është bërë publik.
Autoritetet lokale kanë kërkuar nga banorët pranë Mar-a-Lago që të ndihmojnë me materialet e kamerave të sigurisë që mund të ndihmojnë në hetimin e mëtejshëm.
Foto nga Google Images
Artikulli pregatitur nga ACTVUSA


