Ngrënia e një mëngjesi të shëndetshëm ju jep energji për të vazhduar ditën tuaj, por që gjithashtu ndikon edhe te gjumi i darkës.
Mëngjesi është gjëja e parë që ju shkon nëpër mendje kur zgjoheni në mëngjes sepse trupi juaj duhet të rimbushë rezervat e tij të energjisë për t’ia dalë mbanë gjatë ditës që keni përpara.
Ngrënia e mëngjesit ndikon në orën biologjike të trupit tuaj, ose ritmin cirkadian, i cili ju ndihmon të përgatiteni për gjumë cilësor më vonë në mbrëmje.
Kjo do të thotë që përgatitja për një pushim të mirë të natës fillon menjëherë pas alarmit të mëngjesit.
Ngrënia e parregullt ose anashkalimi i mëngjesit gjatë ditëve të javës vetëm për ta zëvëndësuar këtë me një të ngrënë mëngjesi të mirë gjatë fundjavave është fajtor i gjumit tuaj të parregullt.
Kjo gjë i dërgon sinjalet cirkadiane të trupit tuaj në panik, duke rezultuar në ndjesi të turbullt gjatë ditës dhe duke ju bërë më të shqetësuar natën.
Të privosh veten nga ushqimi në mëngjes do të rrisë gjithashtu nivelet e stresit. Trupi juaj ka nevojë për energji. Metabolizmi juaj është më i dobët në mëngjes. Kjo do të thotë më shumë stres dhe ju pengojë të merrni një pushim të duhur e të nevojshëm.
Foto marë nga Time, Getty Images.


