-2.6 C
Sterling Heights
06/12/2025, 1:56
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Nicholas Lukë Sinishtaj shëmbulli më i art, se si duhet dhe si punohet për tokën e të parëve Tonë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaEditorialNicholas Lukë Sinishtaj shëmbulli më i art, se si duhet dhe si...

Pasuritë e Malësisë

Ylli që shëndrit Malesine nga Mërgata Jonë

Zoti ja ka falë bukurinë, zemërgjerësinë, bujarinë, ëmbelsinë; nga babai dhe gjyshi ka trashiguar dashurinë për Malësi, komb, gjuhë e Shqipëri. Si i lindur në Amerikë, nuk i gjendet shoku për virtyte me te mira njerzore dhe kombtare. Ai është shembull dhe krenari se si njeriu duhet te duaj dhe të punoj për tokën e të parëve. Gjuhën, kulturën, historine e Malësisë e din sikurse të kishte doktoruar në at fushë. Në aktivitete kombtare e humanitare për komb dhe atdhe të parëve radhitet në rreshtin e parë të dijaspores Sonë.
( Nicholasin kam pas nderë ta njoftoj si musafir në shtepine time në vitin 2019, kur me nderoi se bashku me patriotin e shquar të dijaspores nga Detroiti z. Pashko N. Gjokaj dhe Rexhep Çunmulaj)

Nicholas Lukë Sinishtaj ka lindur në vitin 1986 në Michigan. Është brezi i tretë i familjes së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjyshi i tij Nish Prëçi në moshën 30-vjeçare emigroi në vitin 1968 kur babai i Nicholasit, i ndjeri Luka, ishte vetëm 6 vjeç. Si fëmijë e mësoi gjuhën shqipe dhe pasionin e tij për historinë e popullit shqiptar dhe me gjyshin recitonte vargje nga Lahuta e Malcis. Si i ri mori pjesë në folklor, recitime, dhe fjalime në festat kombëtare shqiptare. Baba Luka, ja la amanet kombin e Malësinë …
Ai u diplomua në Oakland University për Shkenca Politike dhe në Wayne State University për Master i Politikës Botërore. Si student ka qenë aktivist i çështjes kombëtare dhe mori pjesë duke ndjekur aktivistët e vjetër në demonstratat në Detroit, Nju Jork, dhe Washington DC për të drejtat e shqiptarëve në Ballkan.

Në vitet 2016 dhe 2018 ka punuar në Ambasadën Amerikane në Tiranë në sektorin e politikës dhe ekonomisë. Në 2016 në Tiranë shërbeu si anëtar i Delegacionit të SHBA-së në takimin e 35-të Grupit Këshillues Shumëpalësh (MAG) të Qendrës për Siguri dhe Bashkëpunim (RACVIAC). Në vitin 2017 punimi i tij – “Përhapja e Organizatave Rajonale në Ballkan: RACVIAC si një organizatë potenciale e sigurisë kolektive në Evropën Juglindore” Sinishtaj, N (2016) – u botua dhe u prezantua në Konferencën e 6-të Ndërkombëtare të ICES për Studimet Evropiane për Qeverisjen Lokale, Rajonale dhe Globale (Epoka University, Tiranë). Në vitin 2018 ai mori pjesë me regjisorin e njohur shqiptar Piro Milkani për të shfaqur filmin e rinovuar “Luftëtari i madh i Shqipërisë Skënderbeu” (1953) për stafin e Ambasadës Amerikane. Më vonë ai punoi si profesor i Shkencave Politike në Saint Clair Community College (Port Huron, Michigan, USA).

Per dy vjet ishte nënkryetar i Shoqatës Atdhetare Malësia e Madhe (Michigan) dhe në vitin 2019 udhëtoi për në Malësi për të dhënë mbështetjen morale Forumit Shqiptar. Në të njëjtën kohë shoqata shpërndau kontributin financiar të donatorëvetë për bursa studentore dhe për personat me nevoja të veçanta. Kjo ishte një përvojë që ai e vlerëson shumë.

Nicholas Sinishtaj është ende aktiv në pasionin për atdheun e tij stërgjyshorë. Sot ai është një sipërmarrës i suksesshëm biznesi në Real Estate dhe beson se bashkimi mes shqiptarëve dhe bashkëpunimi me diasporën së bashku me zhvillimin ekonomik, investimin kapital, rivitalizimin e infrastrukturës, dhe krijimin e vendeve të punës do të jenë çelësat e prosperitetit në Malësi për vite me radhë.

Përvojat e tij e kanë sjellë në kontakt me njerëz të shumë kulturave dhe prejardhjeve të ndryshme. Ai beson se është e rëndësishme që shqiptarët në Malësi të kuptojnë se janë një familje kompakte me një histori të lavdishme. Ai thekson se shqiptarët në Malësi fitojnë vetëm kur janë të bashkuar.

Në muajin mars, Nicholasi do të udhëtojë në Malesi me gjyshin 84 vjeçar për të mbështetur Forumin Shqiptar.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img