-4.6 C
Sterling Heights
22/01/2026, 14:24
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Nis ndërtimi i parkingut publik në Shirokë, Rama: Ndikim në shërbimin ndaj turistëve

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeNis ndërtimi i parkingut publik në Shirokë, Rama: Ndikim në shërbimin ndaj...

Nis ndërtimi i parkingut publik në Shirokë, Rama: Ndikim në
Në Shirokë të Shkodrës ka nisur puna për ndërtimin e parkimit publik.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga punimet për këtë investim që do të lehtësojë ndjeshëm trafikun, veçanërisht gjatë sezonit turistik.

Rama theksoi se ky parking publik, bashkë me rrethrrotullimin e autobusëve, do të kenë ndikim të menjëhershëm në shërbimin ndaj turistëve në rritje në këtë pikë turistike të Shkodrës

Rama solli momente nga puna që po kryhet nga ndërmarrja e shërbimeve publike e bashkisë Shkodër, në vendin ku u shemb një objekt pa leje pak muaj më parë.

Sheshi i hapur nga ndërtimi pa leje do të kthehet në një hapësirë publike që do të shërbejë edhe si vendqëndrimi për autobusët e turistëve.

Sipas bashkisë Shkodër, puna për rehabilitimin e plotë të kësaj zone do të përfundojë brenda pak javësh, kohë e cila korrespondon edhe me rritjen e fluksit të turistëve.

Ky investim pritet që të sjellë lehtësim të qarkullimit të mjeteve në këtë zonë turistike dhe të ketë ndikim të menjëhershëm në shërbimin ndaj turistëve në rritje edhe në këtë pikë turistike të Shkodrës./gazetatema.net

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img