-0.5 C
Sterling Heights
21/01/2026, 18:55
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Nis rikonstruksioni i plotë i Kishës së “Shën Mëhillit” në Lunxhëri

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShqiperiaNis rikonstruksioni i plotë i Kishës së “Shën Mëhillit” në Lunxhëri

Ka filluar puna për rikonstruksionin e plotë të Kishës së “Shën Mëhillit”, Monument Kulture, Kategoria I, në Lunxhëri, Gjirokastër.

Me investimin e Ministrisë së Kulturës dhe Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), specialistët e DRTK Gjirokastër po ndërhyjnë në restaurimin e çatisë, hajatit, portës hyrëse, shtresave të brendshme, mureve dhe konstruktit të kishës.

Kisha i përket shekullit të XVIII dhe përbëhet nga naosi, narteksi, hajati dhe një ambjent i shtuar në anën perëndimore.

Kisha e cila gjendet në qendër të fshatit Mingul, është modeste në arkitekturën e saj por shërben si bërthamë rreth së cilës zhvillohet fshati.

 

Ajo ka tre nefe, e mbuluar me kupola. Narteksi është gjithashtu i mbuluar me kupola, një portik dhe ambiente të tjera në perëndim.  Rreth 30 minuta ecje larg fshatit Mingul gjendet Manastiri i Metamorfozës së Krishtit, një shembull interesant i arkitekturës pasbizantine të zonës.

Mbishkrimi i ndërtimit i ruajtur në brendësi mban datën 1666. Kjo është një kishë në formë kryqi me kupolë trikonkë. Është e ndërtuar me gur poroz dhe faqet e jashtme janë dekoruar në mënyrë relativisht të pasur me harqe mbi pilastra në konkat dhe korniza të artikuluara.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img