1.3 C
Sterling Heights
28/12/2025, 9:59
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Nisin punimet për zhbllokimin e rrugës Gjakovë-Klinë pas shembjes së dheut

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetNisin punimet për zhbllokimin e rrugës Gjakovë-Klinë pas shembjes së dheut

Mesditën e sotme kanë filluar punimet që të zhbllokohet rruga Gjakovë-Klinë, e cila ishte bllokuar në mesnatë shkaku i shembjes së dheut.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka thënë për tëvë1.info, se rruga është duke vazhduar të jetë e pakalueshme, ku në vendngjarje është edhe kompania që është duke e larguar dheun.

Ndërkohë, ekipi i Tëvë1 ka dalë në vendin e ngjarjes, ku nga atje ka bërë të ditur se aty po qëndrojnë edhe disa nxënës që ishin në ekskursion. Të njëjtit kanë tentuar të kalojnë rrugën e bllokuar në këmbë, por që nuk janë lejuar për shkak të rrezikut që i kanoset.

“Policia ka dalë në vendngjarje, pra ku është shembur dheu në Volljakë, ku edhe janë duke u kryer punime”, tha Rugova.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img