Njerëzit që kanë probleme me gjumin mund të kenë më shumë gjasa të kenë një goditje në tru, sipas një studimi të ri të botuar në 2023-shin në revistën mjekësore të Akademisë Amerikane të Neurologjisë.
Problemet e gjumit përfshinin më pak ose më shhumë gjumë, dremitje të gjata, gjumë me cilësi të dobët, gërhitje dhe apnea të gjumit. Përveç kësaj, ata që kishin pesë ose më shumë nga këto simptoma kishin një rrezik edhe më të madh për goditje në tru. Studimi nuk tregon se problemet e gjumit shkaktojnë goditje në tru. Poe tregon vetëm një lidhje të saj.
Studiuesit kanë zbuluar se njerëzit që flënë më pak se pesë orë kishin tre herë më shumë gjasa të pësonin goditje në tru sesa ata që flinin mesatarisht shtatë orë. Ndërsa njerëzit që flinin më shumë se nëntë orë kishin më shumë gjasa të pësonin goditje në tru sesa ata që flinin shtatë orë në natë.
Ndërsa sipas studimit njerëzit që gërhisnin , kishin 91% më shumë gjasa për të pasur goditje në tru sesa ata që nuk e bënin dhe njerëzit që gërhisnin kishin pothuajse tre herë më shumë gjasa të kishin një goditje në tru se ata që nuk e kishin. Njerëzit me apnea të gjumit kishin gati tre herë më shumë gjasa për të pasur një goditje në tru sesa ata që nuk e kishin.
Foto marë nga Oklahoma Otolaryngology .


