Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, të enjten janë pritur nga presidentin francez, Emmanuel Macron në Pallatin Élysée, në Paris
Pas takimit, Osmani ka thënë se me Macron është diskutuar partneriteti në mes të dy shteteve, dinamizimin e dialogut me Serbinë, si dhe zhvillimet e fundit në “Shprehëm përkushtimin e plotë të institucioneve të Kosovës për procesin e dialogut, të bazuar në ruajtjen e sovranitetit, rendit kushtetues, integritetit territorial dhe funksionalitetit të Kosovës, të cilat janë të paprekshme.”
Tutje theksoi se është folur edhe për veprimet destabilizuese të Serbisë, përmes fuqizimit të strukturave ilegale të saj në Kosovë, frikësimit të qytetarëve serbë dhe nxitjes së grupeve kriminale për ta cenuar rendin dhe ligjin në veri.