-7.1 C
Sterling Heights
02/01/2026, 5:19
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Osmani kërkon përkrahjen e Portugalisë për rrugën euro-atlantike të Kosovës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetOsmani kërkon përkrahjen e Portugalisë për rrugën euro-atlantike të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së punës në Portugali është pritur nga kryeministri António Costa, me të cilin ka biseduar për integrimin euro-atlantik të Kosovës.

Gjatë takimit marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve u vlerësuan si tejet miqësore, ndërkohë që Presidentja Osmani çmoi mbështetjen e shteti portugez për Kosovën, që nga viti 1999 me pjesëmarrjen e ushtarëve në misionin e KFOR-it, por edhe në fazat e mëvonshme të shtetformimit dhe shtetndërtimit.

“Duke kërkuar përkrahjen e mëtejme të Portugalisë për rrugën euro-atlantike të vendit tonë, presidentja Osmani ka theksuar se është jo vetëm interes shtetëror i Kosovës, por edhe interes strategjik i BE-së, që Ballkani Perëndimor, bazuar në merita, të bëjë hapa të rëndësishëm drejt anëtarësimit, në mënyrë që të kontribuohet për synimin e përbashkët për një Evropë të tërë, të lirë e në paqe”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi

Në takim, Presidentja Osmani ndër të tjera e ka informuar kryeministrin Costa për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Kosovë, posaçërisht në lidhje me agresionin e Serbisë ndaj Kosovës dhe nevojën e adresimit të përgjegjësisë së saj për destabilizimin e Kosovës dhe rajonit.

Më tej Presidentja Osmani ka theksuar se në dialogun me Serbinë, Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive dhe se vetëm njohja reciproke është kusht për paqe e stabilitet në rajon.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img