-6.2 C
Sterling Heights
30/12/2025, 11:11
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Osmani: Ministri turk i Mbrojtjes konfirmoi mbështetjen e palëkundur për Kosovën

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetOsmani: Ministri turk i Mbrojtjes konfirmoi mbështetjen e palëkundur për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Yaşar Guler.

Presidenca njofton se Osmani e uroi për pozitën e tij si ministër në Republikën e Turqisë, si dhe e falënderoi Turqinë e në veçanti presidentin Erdogan për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës.

Gjatë takimit me ministrin u diskutua për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me theks të veçantë në trajnimet e FSK-së dhe shkëmbimin e intensifikuar me qëllim të avancimit të bashkëpunimit të përgjithshëm në fushën e sigurisë.

Ministri konfirmoi mbështetjen e palëkundur për Kosovën. Më tej, ministri u shpreh mirënjohës ndaj Republikës së Kosovës veçmas me solidarizimin dhe ndihmën që Republika e Kosovës i pati ofruar Turqisë pas tërmetit shkatërrues në këtë shtet.

Në takim, Osmani foli edhe për gjendjen aktuale të sigurisë në Kosovë, si dhe për aktin e agresionit dhe sulmin terrorist të Serbisë që ndodhi më 24 shtator në Republikën e Kosovës, me ç’rast potencoi se garantimi dhe mbrojtja e sigurisë në vend janë prioritet. Konfirmoi gatishmërinë dhe rëndësinë e bashkëpunimit me aleatët në këtë drejtim.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img