-5.8 C
Sterling Heights
31/12/2025, 10:39
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Osmani para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së: Do të trajtoj zhvillimet e fundit në Kosovë pas aktit të agresionit të Serbisë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetOsmani para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së: Do të trajtoj...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do ta përfaqësojë sot Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuar

Osmani përmes një postimi në platformën “X” shkruan se sot do të flasë për zhvillimet e fundit në Kosovës, pas sulmit terrorist të Serbisë ndaj vendit tonë, transmeton Telegrafi.

“Do të trajtoj zhvillimet e fundit në vendin tonë, pas aktit të agresionit të Serbisë dhe do të rikonfirmoj angazhimin tonë për paqen dhe stabilitetin”, ka deklaruar presidentja

 

Ndryshe, presidenca ka njoftuar se para takimit të Këshillit të Sigurimit, Osmani pritet të takohet e koordinohet me disa nga përfaqësuesit e shteteve aleate.

Takimi i KS të OKB-së për Kosovën do të mbahet të hënën në ora 21:00 me kohë të Kosovës ndërkaq në orën 15:00 me kohë të New York-ut, njofton Presidenca. /Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img