Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës zyrtare në Mal të Zi është deklaruar edhe për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Që nga viti 2013 kur ajo marrëveshje është sjell në Kuvend, kam mbajtur qëndrim të njëjtë. Nuk ka të bëjë me rrethana të reja sepse qëndrimi gjithnjë ka qenë se nuk mund të ketë struktura monoetike. Dhe nuk mund të ketë pushtet ekzekutiv për këtë Asociacion, pasi është e ndaluar me Kushtetutën tonë. E treta, nuk mund të ketë modele që kanë çuar në dështim”, ka deklaruar Osmani.
“Ne nuk jemi kundër të drejtave të komunitetit serb, por jemi kundër që t’i japim Serbisë një instrument kontrolli nëpërmjet të cilit mund të minojë integritetin territorial dhe pavarësinë e Kosovës e rrjedhimisht të sjell edhe më shumë influencë ruse në tërë rajonin tonë”, ka deklaruar tutje Osmani./Telegrafi/


