-4.8 C
Sterling Heights
02/01/2026, 15:08
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Osmani për draft-statutin e Asociacionit: Ka çështje që duhet të sqarohen sepse krijojnë dykuptimësi

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetOsmani për draft-statutin e Asociacionit: Ka çështje që duhet të sqarohen sepse...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi të martën se në draft-statutin e Asociacionin të komunave me shumicë serbe të prezantuar nga Bashkimi Evropian, ka çështje të cilat krijojnë dykuptimësi.
Në një prononcim për media, ajo tha se janë dy-tri gjëra që krijojnë dykuptimësi dhe se ato duhet sqaruar

Osmani më tej u shpreh se shpreson që të njëjtat do të eliminohen para se drafti të dërgohet për interpretim në Gjykatën Kushtetuese

Këto deklarata presidentja i bëri pas ndarjes së çmimit për “Guxim-Vasfije” për doktorin Shukri Gërxhaliu.

“Në qoftë se drafti procedohet në Gjykatën Kushtetuese, atëherë si presidente e vendit do t’i dorëzojë komentet. Unë kam punuar në analizë të këtij dokumenti. Komentet me shkrim të cilat i kam përgatitur, i kanë të gjithë akterët relevantë të cilët kanë qenë të involuar në përgatitjen e këtij drafti, përfshirë Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”

Tutje, e para e shtetit nuk dha detaje sa i përket komenteve të saj, por shtoi se është e padrejtë që i njëjti nuk është ndarë edhe me partitë opozitare.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img