-5 C
Sterling Heights
22/12/2025, 0:36
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Osmani për median arabe: Kosova në 16 vite shtet, lë pas vendet e rajonit në shumë fusha

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetOsmani për median arabe: Kosova në 16 vite shtet, lë pas vendet...

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka folur në një intervistë për median arabe “Al Aan” për rrugëtimin e Kosovës në këto 16 vite shtet.

Osmani ka thënë se Kosova ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në 16 vitet e fundit në kaq shumë fusha, duke filluar nga procesi i shtet ndërtimit te zhvillimi i demokracisë

E para e vendit thotë se ajo që është më e rëndësishmja është se Kosova është një histori e përbashkët suksesi e popullit të Kosovës, e institucioneve të Kosovës dhe e bashkësisë ndërkombëtare.

“Është një dëshmi se çfarë mund të arrijnë vendet që vërtet mbrojnë vlerat kur punojnë së bashku, kur qëndrojnë së bashku përballë regjimeve hegjemoniste dhe regjimeve gjenocidale dhe në fakt luftojnë për liri, për pavarësi dhe demokraci”.

“Që nga viti 2008 kur shpallëm pavarësinë, praktikisht duhej të ndërtonim aq shumë nga ato që kemi sot nga e para, të ndërtonim institucione që nuk i kishim kurrë më parë, të sigurohemi që këto institucione të kenë disa nga proceset më demokratike dhe administrative”.
Osmani thotë se pavarësisht sfidave dështimi nuk shihet si opsion.

Sa u përket njohjeve ndërkombëtare, Osmani thotë se mungesa nga disa vende po dëmton popullin.

“Ne u bëjmë thirrje vendeve të mëdha apo të vogla, sado larg gjeografikisht janë nga Kosova, t’i bashkohen pjesës tjetër të botës që kanë marrë vendimin e guximshëm por të drejtë për ta njohur Republikën e Kosovës pasi që edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur në vitin 2010, Pavarësia e Kosovës është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare”.

“Dhe nuk ka as një parim të përgjithshëm të së drejtës ndërkombëtare dhe as një rezolutë të OKB-së që është shkelur nga Deklarata e Pavarësisë së Kosovës. Tani me këtë konfirmim dhe me faktin se vendet që e kanë njohur Kosovën nuk kanë humbur asgjë. por e kundërta, ata kanë fituar mikun, kanë fituar partnerin dhe një aleat me të cilin mund të punojnë së bashku për sfidat dhe vlerat e përbashkëta, duhet veprojnë edhet shtete tjera”, ka deklaruar ndër të tjera Osmani./Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img