-2.9 C
Sterling Heights
05/12/2025, 20:19
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Osmani pret Hovenierin në Presidencë, temë diskutimi dialogu Kosovë-Serbi

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKosovaOsmani pret Hovenierin në Presidencë, temë diskutimi dialogu Kosovë-Serbi

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Sipas njoftimit të Presidencës në takim është biseduar për zhvillimet e fundit, përfshirë dialogun me Serbinë.

“U diskutua edhe për bashkëpunimin ndërshtetëror dhe koordinimin e vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet tutje në njoftimin e Presidencës.

Ndryshe Kurti dhe Vuçiq do të takohen më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Fokusi i bisedimeve pritet të jetë rruga drejt zbatimit të së ashtuquajturës, Marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, për të cilën dy shtetet kanë arritur pajtueshmëri më 27 shkurt në Bruksel, sipas kryediplomatit evropian, Josep Borell.

Kosova dhe Serbia i kanë nisin negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian më 2011.

Tani për tani të dyja vendet kanë synime të ndryshme për marrëveshjen finale./Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img