23 C
Sterling Heights
26/06/2024, 15:23
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Osmani takon presidenten e Parlamentit Evropian: Në rrugën tonë drejt BE-së, mbështetja e saj vazhdon të jetë e pakursyer

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetOsmani takon presidenten e Parlamentit Evropian: Në rrugën tonë drejt BE-së, mbështetja...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar presidenten e Parlamentit Evriopian, Roberta Metsola.

Osmani ka shpërndarë një fotografi me presidenten Metsola, derisa ka shkruar se ajo është ndër aleatet më të forta të popullit të Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, është padyshim një ndër aleatet më të forta të popullit të Kosovës. Në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian, mbështetja e saj vazhdon të jetë e pakursyer”, thotë presidentja në postimin e bërë në Facebook.

Ndryshe, Osmani ka marrë pjesë në Samitin e Paqes për Ukrainën në Zvicër, ku në kuadër të këtij samiti ka zhvilluar disa takime të rëndësishme.

Në Samitin e Paqes për Ukrainën kanë marrë pjesë liderë nga 100 shtete të të gjitha kontinenteve./Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img