25 C
Sterling Heights
07/07/2024, 16:39
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Osmani takon shefen e re të UNICEF-it, flasin për projektet mbi edukimin e fëmijëve

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetOsmani takon shefen e re të UNICEF-it, flasin për projektet mbi edukimin...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim shefen e re të UNICEF-it për Kosovë, Veronika Vashchenko, të cilën e ka përgëzuar për detyrën, duke uruar për vazhdimin e bashkëpunimit konstruktiv.

Në takim është diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit dhe rëndësinë e përpjekjeve për ta përmirësuar mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijëve në Kosovë.

“Presidentja Osmani potencoi se partneriteti me UNICEF-in, është i rëndësishëm për zbatimin e programeve dhe politikave që mbështesin zhvillimin dhe mbrojtjen gjithëpërfshirëse të fëmijëve. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani vuri në dukje përpjekjet për  qasjen e fëmijëve në arsim cilësor dhe fuqizimin e mirëqenies së tyre”, njofton Presidenca.

Gjatë takimit, në veçanti u diskutua për projekte në përkrahje të edukimit të hershëm të fëmijëve, mbështetjen e fëmijëve me nevoja të veçanta si dhe ndikimin e ndryshimeve klimatike në shëndetin e fëmijëve.

Presidentja Osmani, ndër të tjera, në këtë takim shtroi nevojën e zbatimit të programeve të fokusuara tek fëmijët dhe promovimi i barazisë gjinore në të gjithë sektorët./Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img