Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të hënën do të nisë vizitën e saj dyditore në Shqipëri, ku do të takohet me krerët më të lartë të shtetit.
Pas takimin kokë me kokë me Ramën, do të ketë edhe një takim mes delegacionit të Osmanit e atij të Ramës.
E para e shtetit do të pritet edhe nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.
Më poshtë gjeni agjendën e plotë të vizitës së Osmanit në Shqipëri
4 shtator
Ora 10:00 – Ceremonia Zyrtare e Mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Ora 10.15-10.40 – Takim tete-a-tete midis Sh.T.Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë dhe Sh.S.Znj. Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës
Ora 10.40-11.30 – Bisedimet dypalëshe midis dy delegacioneve të kryesuara nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë SH.T.Z. Bajram Begaj dhe SH.S.Znj. Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës;
Ora 11.40-12.05 – Konferencë për shtyp dhe pyetje-përgjigje
(Shënim: Deklaratat e dy Presidentëve – nga dy pyetje nga gazetaret për secilin President)
Ora 12.30-12.45 – Takimi tête-à-tête midis Sh.T. Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Sh.S. Dr. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës


