-10.9 C
Sterling Heights
05/12/2025, 8:52
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Palokaj: BE-ja e SHBA-ja kanë bërë çmos që ta shfajësojnë Serbinë për sulmin në Banjskë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetPalokaj: BE-ja e SHBA-ja kanë bërë çmos që ta shfajësojnë Serbinë për...

Korrespondenti i KOHËS në Bruksel, Augustin Palokaj, ka thënë se ka pasur një qëndrim shumë të çuditshëm të bashkësisë ndërkombëtare, e sidomos SHBA-së, sa i përket sulmit terrorist në Banjskë.
Palokaj ka thënë se është bërë çmos që Serbia të mos ndëshkohet për sulmin e shtatorit të vitit të kaluar, në të cilin u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

“Qasja për Banjskën është shumë interesante. Ka një qëndrim shumë të çuditshëm të bashkësisë ndërkombëtare, e sidomos SHBA-së. Në njërën anë ka ndihmuar Kosovën të përballet me atë rast, e kjo është e vërtetë. Ka ndihmuar edhe me hetime. Por, në anën tjetër ka bërë çmos që Serbia të mos ketë pasoja për këtë. Do të thotë sa herë kemi pritur për pasoja për Serbinë, ka thënë të presim hetime. Tash kur doli rezultati i hetimeve e ka filluar procedura gjyqësore, thotë të presim procesin gjyqësor, e që mund të zgjasë. Është e qartë se ndoshta duan ta përdorin kundër Serbisë por pa e ndëshkuar atë”, ka thënë Palokaj në “Konfront” të KTV

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img