Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka pritur të premten në takim pesë emisarët ndërkombëtarë të cilët janë duke qëndruar për vizitë në Kosovë.
Sipas disa pamjeve të publikuara nga Qeveria e Kosovës, Kurti gjatë fjalës përshëndetëse ndaj emisarëve ju tregon po ashtu edhe për situatën e rënduar në vend pas vërshimeve nga reshjet e shiut në disa komuna të Kosovës.
Ndryshe, takimi i kryeministrit Albin Kurti me pesë emisarët specialë për dialogun Kosovë-Serbi zgjati përreth dy orë.


