-4.9 C
Sterling Heights
30/12/2025, 21:28
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Para takimit trepalësh, Kurti e Vuçiqi në takime të ndara me Borrellin dhe Lajçakun

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetPara takimit trepalësh, Kurti e Vuçiqi në takime të ndara me Borrellin...

Kryeministri Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të zhvillojnë takime të ndara me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, dhe emisarin special për dialogun, Miroslav Lajçak, para se të mbahet takimi trepalësh.

Sipas njoftimit të shërbimit diplomatik të BE-së, takimet e ndara me Borrellin do të nisin nga ora 15:00.
Tutje thuhet se Kurti dhe Vuçiqi e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.

“Përfaqësuesi i Lartë dhe Përfaqësuesi Special i BE-së Miroslav Lajçak do të zhvillojnë takime të ndara me liderët nga ora 15:00, pasuar nga një takim i përbashkët trepalësh. Takimet do të analizojnë atë që është arritur në dialog nën udhëheqjen e Përfaqësuesit të Lartë dhe do të fokusohen në rrugën përpara”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se do të ketë deklaratë për media nga Borrelli para dhe pas mbajtjes së takimeve.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img