-8.4 C
Sterling Heights
17/01/2026, 23:58
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Pas mesazhit të Ramës, reagon Blerina Gjylameti: Ne nuk bëjmë luftëra të vogla, por beteja për jetët e njerezve

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmePas mesazhit të Ramës, reagon Blerina Gjylameti: Ne nuk bëjmë luftëra të...

Pas një gare të ngushtë në zgjedhjet e 11 majit, ku humbi mandatin me një diferencë të vogël votash, Blerina Gjylameti ka reaguar me një mesazh falënderues për mbështetësit e saj, duke theksuar vlerën e angazhimit politik dhe të unitetit brenda Partisë Socialiste. Ky reagim vjen vetëm pak orë pas një komunikimi të brendshëm nga kryeministri Edi Rama, i cili i këshilloi kandidatët e PS të shmangin kërkesat për rinumërim apo kontestime të rezultatit, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së integritetit të partisë dhe procesit zgjedhor.

Në një postim të gjatë, Gjylameti shprehu mirënjohjen për 6148 qytetarë që i dhanë votën dhe për mbështetjen e marrë nga strukturat, familja dhe vetë kryeministri Rama. Ajo e përshkroi rezultatin jo si një humbje, por si një “fitore e një lloji tjetër” dhe theksoi se gara i ka dhënë asaj bindjen e thellë përse është në politikë dhe në radhët e Partisë Socialiste.

“Ne nuk bëjmë luftëra të vogla — ne bëjmë beteja të mëdha për jetët e njerëzve, aspak për vetët tona,” shkruan Gjylameti, duke përforcuar qartazi linjën e liderit të partisë për të mos e kthyer procesin zgjedhor në një arenë përplasjeje të brendshme.

Mesazhi i saj u interpretua gjerësisht si një sinjal për disiplinë politike dhe mbështetje ndaj qëndrimit të Ramës, në një moment kur brenda PS ka pasur tensione dhe shqetësime për mënyrën se si u menaxhua gara preferenciale në disa qarqe, përfshirë edhe Tiranën.

Me një ton reflektues, Gjylameti e mbyll mesazhin e saj me theksin se politika për njerëzit duhet të vazhdojë, dhe se Partia Socialiste mbetet forca që i duhet vendit në këtë moment historik. Një mesazh që jo vetëm pranon rezultatin, por edhe synon të shërbejë si shembull për të gjithë ata që mund të ndihen të pakënaqur nga epilogu i kësaj gare.

Ja postimi i plote:

“ Të dashur miq, familjarë dhe mbështetës të mi në garën e 11 majit,

Kam një përqafim të madh për secilin prej jush — dhe s’jeni pak, 6148 zemra! Të gjithë ju që më besuat gjënë më të çmuar që një qytetar ka: votën.

Kudo që ishit — në Njësinë 4, në të gjithë qarkun e Tiranës, dhe mbi të gjitha ju që votuat nga diaspora — dua t’ju them faleminderit.
Çdo votë, çdo shprehje besimi, është një gur i çmuar në themelin e një Shqipërie më të mirë.
Në këtë garë nuk ka humbës — ka vetëm të fituar. Dhe unë e besoj këtë me gjithë zemër.

Të gjithë kemi fituar vazhdimësinë në rrugën drejt së ardhmes europiane.
Unë personalisht kam fituar zemrat tuaja, respektin tuaj, mbështetjen tuaj, dhe për këtë ju jam thellësisht mirënjohëse.

11 maji për mua ishte një fitore e një lloji tjetër: një përvojë e vlefshme, një garë sfiduese dhe një rezultat që më mbush me krenari.

Faleminderit secilit prej jush.
Faleminderit ekipit tim të palodhur, familjes sime të duruar, dhe në veçanti Kryeministrit Edi Rama, për besimin dhe përkrahjen.

Sidomos në këto ditë të lodhshme e sfiduese, të mbushura me emocione, ne – më mirë se kushdo tjetër – e kuptojmë sa e vështirë është të mbash bashkë një familje të madhe si Partia Socialiste.

Beteja jonë vazhdon. Për angazhimet që kjo forcë politike ka marrë.
Ne nuk bëjmë luftëra të vogla — ne bëjmë beteja të mëdha për jetët e njerëzve, aspak për vetët tona.

Mirënjohëse.

Këto zgjedhje, kjo garë, më kanë dhënë vetëdijen e plotë pse jam në politikë, pse në PS, dhe bindjen e thellë se Partia Socialiste është forca që i duhet vendit në këtë moment historik.

Zgjedhjet mbaruan.
Sovrani foli.
Politika për njerëzit vazhdon.”

Foto nga Google Images

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img