28 C
Sterling Heights
03/10/2025, 18:32
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Paturpësia e Vuçiqit në OKB: Kosova eshte “shtyllë e Serbisë”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetPaturpësia e Vuçiqit në OKB: Kosova eshte “shtyllë e Serbisë”

New York, 24 shtator 2025 – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shfrytëzuar edhe një herë foltoren e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për të përsëritur narrativën e vjetër dhe të rreme të Beogradit për Kosovën. Në fjalimin e tij, ai e quajti Kosovën “pjesë të pandashme të Serbisë” dhe “shtyllë kryesore të identitetit, kulturës dhe trashëgimisë shpirtërore” të shtetit serb.

“Për ne, serbët, ajo nuk është thjesht një copë toke, por djep i shpirtit tonë dhe e ekzistencës sonë në këtë tokë. Serbet jetojne ne kushte dramatike. Atyre po u mohohen të drejtat themelore njerëzore: e drejta për jetë, për lëvizje, për arsim dhe për përkujdesje shëndetësore. Atyre u mohohet qasja në vendin e punës dhe në pronë”, pretendoi udhëheqësi serb.

Këto deklarata, të cilat bien ndesh me realitetin historik dhe politik, përbëjnë një paturpësi të hapur përpara gjithë botës. Kosova është vendi i shqiptarëve, me historinë, gjuhën dhe kulturën e saj që dëshmojnë autoktoninë e popullit shqiptar në këto troje mijëravjeçare përpara se Serbia të ekzistonte si shtet. Për më tepër, Kosova është njohur si shtet i pavarur nga mbi 100 vende të botës, përfshirë shumicën e demokracive perëndimore.

Përpjekjet e Vuçiqit për ta paraqitur Kosovën si “trashëgimi shpirtërore” të Serbisë janë jo vetëm një fyerje për shqiptarët, por edhe një strategji e rrezikshme që synon të legjitimojë pretendime territoriale në shekullin XXI. Historia e afërt dëshmon qartë se kush ishte agresori: regjimi i Millosheviqit kreu spastrim etnik, masakra dhe shkatërrime të mëdha në Kosovë, duke detyruar NATO-n të ndërhynte për të shpëtuar jetët e mijëra civilëve shqiptarë.

Kosova e sotme është një republikë e pavarur, me institucione demokratike, të pranuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë si pavarësi legjitime. Të gjithë e dinë se Kosova është shqiptare, dhe fjalimet e Vuçiqit nuk arrijnë të ndryshojnë këtë realitet – vetëm tregojnë se Serbia ende nuk e ka kapërcyer mentalitetin e saj imperialist.

Gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Aleksandar Vuçiq pati “kurajon” të thërrasë komunitetin ndërkombëtar që të ndërmarrë “hapa konkretë” për të ndalur dhunën në Kosovë – sikur Serbia të mos kishte historinë më të errët të dhunës, masakrave dhe spastrimit etnik në Ballkan. Me një fjalor plot patetikë, ai deklaroi se “Serbia beson në dialogun” e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ndërkohë që në praktikë Beogradi ka bërë gjithçka për ta sabotuar atë. Në vend që të reflektojë për të kaluarën kriminale të regjimit serb, Vuçiq mundohet t’i shesë botës imazhin e një Serbie paqedashëse – një ironi e hidhur për këdo që e njeh historinë reale.

Në vend që të pranojë të vërtetën dhe të punojë për fqinjësi të mirë, Vuçiq zgjedh të përdorë skenën ndërkombëtare për propagandë. Por bota e di: Kosova nuk është “shtyllë e Serbisë”, është zemra e shqiptarëve dhe shteti më i ri i lirë e i pavarur në Europë.

Foto nga Google Images

Artikulli i përgatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img