-1.1 C
Sterling Heights
28/12/2025, 0:08
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

PDK-ja pranon ftesën e Kurtit, por takimin e lidh me zgjedhje të reja

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetPDK-ja pranon ftesën e Kurtit, por takimin e lidh me zgjedhje të...

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka pranuar ftesën e kryeministrit Albin Kurti, për të diskutuar rreth përmbushjes së agjendës legjislative për sezonin pranveror. Në këtë takim do të marrë pjesë, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

“Partia Demokratike e Kosovës ka pranuar ftesën e Kryeministrit Albin Kurti për një takim pune, për të hënën dhe mund ta konfirmoj që Kryetari Memli Krasniqi do të marrë pjesë në këtë takim. Qëndrimi ynë si PDK është i qartë dhe konsistent – Kosova është në krizë në çdo fushë dhe rrugëdalje e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat duhet të mbahen sa më parë. Prandaj edhe pjesëmarrja e Kryetarit Krasniqi në këtë takim do të jenë në funksion të diskutimit për mundësinë e caktimit të datës për zgjedhje të reja”, ka thënë Abdullahu për EO.

Ftesë të ngjashme kanë marrë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Por ende s’kanë vendosur nëse do të shkojnë në takim.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img