-7.6 C
Sterling Heights
15/12/2025, 14:54
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

PDK themelon nëndegë në Padova të Italisë, kryetar i nëndegës u zgjodh Sefer Buzhala

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKosovaPDK themelon nëndegë në Padova të Italisë, kryetar i nëndegës u zgjodh...

Kryetari i Komisionit për Organizimin e Partisë Demokratike të Kosovës në Mërgatë, Elmi Reçica, njëherësh deputet i kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, bashkë me nënkryetaren e PDK-së, Vlora Çitakun dhe deputetin Enver Hoxhaj, morën pjesë në themelimin e nëndegës së kësaj partie në Padova të Italisë.

“Në kuadër të rikthimit dhe fuqizimit të Partisë Demokratike të Kosovës në diasporë, sot në Padova të Italisë, u themelua nëndega për këtë qytet”, ka deklaruar z. Reçica.

Ai ka njoftuar se “kryetar i nëndegës u zgjodh biznesmeni i suksesshëm Sefer Buzhala, dhe poashtu u votua për kryesinë e nëndegës. Të pranishëm në këtë takim ishin aktivistë të devotshëm të PDK-së dhe çështjes kombëtare, intelektualë, të rinj e të reja të cilët kanë shprehur vullnetin e tyre të bëhen pjesë aktive e PDK-së, në të mirë të zhvillimit të përgjithshëm të shtetit të Kosovës”.

Uroj dhe përgëzoj themelimin e nëndegës si dhe zgjedhjen e Sefer Buzhalës në krye të saj, ka deklaruar Elmi Reçica.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img