-1.9 C
Sterling Heights
06/12/2025, 8:03
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Për herë të parë Sh.M.M.Q.Sh “Pançe Karagjozov” me drejtor shqiptar

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetPër herë të parë Sh.M.M.Q.Sh “Pançe Karagjozov” me drejtor shqiptar

Hirmin Duraku emërohet drejtor i Sh.M.M.Q.Sh “Pançe Karagjozov”, për herë të parë në historinë e kësaj shkolle emërohet në krye të detyrës një shqiptarë.

Hirmin Duraku vjen nga vendbanimi Rashçe e komunës së Sarajit është Magjistër i Biologjisë dhe ka përvoj pune 20 vjeçare si profesor në shkolla të ndryshme.

Shkolla “Pançe Karagjozov” ka të bëjë me drejtime shëndetësore: infermieri (motër medicinale), motër gjinekologjike – akusherike, teknik i fizioterapisë, teknik dhëmbësh, teknik i farmacisë dhe teknik laborant, ku ka 75 paralele me afro 2500 nxënës.

Duraku më herët ka ligjeru lëndën e biologjisë dhe ka ushtruar detyrën e ndihmës drejtorit në po të njejtën shkollë.

Sh.M.M.Q.Sh “Pançe Karagjozov” menaxhohet në kuadër të Qytetit të Shkupit dhe ky vendim vjen me urdhër të kryetarit të Qytetit të Shkupit z.Danella Arsovska.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img