23.1 C
Sterling Heights
01/07/2024, 19:35
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Për kushtet e Kurtit në Bruksel, Haziri: Kosova i ka vendosur kushte vetës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetPër kushtet e Kurtit në Bruksel, Haziri: Kosova i ka vendosur kushte...

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pasi kryeministri i vendit Albin Kurti paraqiti tri kushtet e Kosovës në Bruksel për angazhimin e mëtejmë në procesin e normalizimit të raporteve me Serbinë.

Haziri, duke reaguar ndaj qëndrimit të Kurtit, ka thënë se derisa në Kosovë mendohet që kemi vendosur kushte për Serbinë, në fakt Kosova i ka vendosur kushte vetës nga politika e Kurtit.

“Kosova është në kushte dhe Kurti po zbaton politikë të kushëzimit në emër të Kosovës. Kjo mendësi administrimi në emër të Kosovës pardje në Bruksel u konfirmua në emër të politikave për konsum të brendshëm në Kosovë e jo ndaj Serbisë”, ka thënë Haziri, përmes një postimi në Facebook, transmeton Telegrafi.

Haziri ka thënë se “Kosova duhet të negociojë me BE-në për procesin e normalizimit, ku Serbia nuk do të ketë fuqi ta dëmtojë progresin europian të Kosovës. Po ndodh e kundërta dhe tani kushtëzimet e varësia do të na mbajë të kushtëzuar neve e jo Serbinë”.

“Ne nuk po anëtarësohemi në Këshillin e Europës se kemi kushtëzim me vendimin qeverisë për draft-statutin e AKSHS. Aplikacioni ynë në BE ka dy vite që rri i mbyllur. Kërkesa prej 932 milionë euro nuk është hapur, po ashtu, mosftesa e Kosovës si e vetme nga Ballkani perëndimor në Komitetin për kohezion socio-ekonomik në BE-së dhe në fund propozimi për largimin e shkallëzuar të masave ndëshkuese ndaj Kosovë”.

Më tej Haziri ka thënë se Serbia ka qenë e kushtëzuar nga partnerët e Kosovës me bashkëpunimin në rastin e sulmit terrorist në Manastirin e Banjskës. “Ata kanë edhe dy kushte tjera nga BE, NATO dhe SHBA”.

“Kurti vetëm ka përsërit diçka që partnerët tanë kanë kërkuar nga Serbia por nga ne kanë kërkuar konstruktivitet, pragmatizëm dhe veprim konkret e të pakthyeshëm.

Sot në Kosovë mendohet që kemi vendosur kushte për Serbinë, por në fakt Kosova ka vendosur kushte për vetën e saj nga politika e Kurtit.

Ndryshe, kryeministri Kurti, pas takimeve të së mërkurës (26 qershor) në Bruksel në një konferencë për media tregoi se takimi trepalësh nuk është realizuar sepse Qeveria e Kosovës ka kërkuar zbatimin e Marrëveshjes bazike e cila është dakorduar me 27 shkurt të vitit të kaluar dhe është pasuar nga aneksi i zbatimit që është pjesë integrale, nga 18 marsi i viti 2023.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img