-7.2 C
Sterling Heights
04/12/2025, 17:31
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Perfundon takimi ne Ambasaden e SHAB-se rreth Asociacionit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetPerfundon takimi ne Ambasaden e SHAB-se rreth Asociacionit

Ka përfunduar diskutimi që u mbajt sot në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, ku u fol për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, ndërsa të ftuar ishin zyrtarë nga Presidenca, zyrtarë qeveritarë, liderë partiakë, diplomatë dhe anëtarë të shoqërisë civile.

Para se të mbahet takimi, presidentja e vendit Vjosa Osmani tha në një prononcim për media se “gjithçka që ka të bëjë me Amerikën është e mirë”.

Derisa kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka hezituar të flasë për gazetarët para këtij takimi, derisa tha që ata që janë në takim do ta thonë fjalën e tyreNdryshe Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian kanë arritur dy marrëveshje sa i përket Asociacionit, një më 2013 dhe një më 2015.

Më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se Marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionit nuk ishte në harmoni të plotë me Kushtetutën, por që nenet mund të harmonizohen.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img