A ju ka ndodhur shpesh që gjatë ditës të harroni celast tuaj ose të ktheheni disa herë në shtëpi pasi jeni nisur për punë , sepse ju harroni shpesh?
Pervec kujtesës ju mund ta keni ndjerë veten të lodhur dhe pa shumë energji. Kjo pasi mungesa e gjumit mund të çojë në nervozizëm, ulje të energjisë dhe simptoma të ngjashme me ankthin ose depresionin.
Sipas një studimi të fundit, mungesa e gjumit ju bën të ndiheni të përhumbur për arsyen se qelizat e trurit humbasin aftësinë për të komunikuar me njëra-tjetrën kur jeni të lodhur dhe pa gjumë mjaftueshëm.
Pa gjumë të mjaftueshëm, qelizat e trurit tuaj nuk funksionojnë me efikasitet dhe ju mund të keni probleme me përqendrimin. Për më tepër, humbja e një nate gjumi mund t’ju bëjë të ndiheni kaq të lodhur sa të ndaloni së kushtuari vëmendje asaj që është rreth jush dhe të keni pushime të shkurtra në gjumë, një përvojë që ekspertët e quajnë mikrogjumje.
Miliarda qeliza të trurit të cilat janë neuronet, dërgojnë sinjale rreth trupit për t’ju ndihmuar të kryeni funksione të rëndësishme si të menduarit dhe ndjenjat e emocioneve.
Pasi janë gjithmonë shumë aktivë gjatë gjithë ditës, këto qeliza kanë nevojë për kohë për të pushuar natën në mënyrë që të freskohen dhe të funksionojnë përsëri mirë mëngjesin tjetër. Nëse kjo nuk arrihet atëhre do të keni probleme.
Foto marë nga l i g h t p o e t/Shutterstock.


