-8.8 C
Sterling Heights
03/01/2026, 8:09
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Pesë orë pritje, vazhdon fluksi në pikat kufitare

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetPesë orë pritje, vazhdon fluksi në pikat kufitare

Fluksi i madh i qytetarëve për të shkuar nga Kosova po shkakton pritje të gjatë në disa prej pikave kufitare.

Mëngjesin e së shtunës, në pikën në Merdar kolona e automjeteve është 2500 metra në dalje me deri në pesë orë pritje.

Më shkurt është pritja te Dheu i Bardhë, Muçibabë dhe Mutivodë.

Te Dheu i Bardhë qytetarët po presin deri në gati dy orë në 800 metra kolonë. Në Muçibabë mbi dy orë dhe në Mutivodë një orë.

Me përfundimin e pushimeve verore, këto pika kufitare zakonisht raportojnë për pritje të gjata e kolona për të dalë nga Kosova.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img