Në Shqipëri, ku çdo ditë sjell një kryevepër të re politike, kryeministri ynë ka vendosur të ngrejë zërin – jo për reformën, jo për ekonominë, as për ndonjë krizë kombëtare – por për një dramë të re teatrore të titulluar: “Mos prekni ministrat, se rrëzohet shteti!”.
Me një ton të lodhur prej kalorësi të plagosur në betejë, kreu i qeverisë na shpjegoi se ankimimi në Gjykatën Kushtetuese nuk është politik, jo, jo! Është thjesht një “betejë institucionale”, një mision shpëtimi për të ruajtur kufijtë mes pushteteve, sepse siç dihet, në Shqipëri pushteti ekzekutiv është i brishtë, i drobitur, dhe në rrezik të kapet rob nga… një prokuror dhe një gjykatës. Tmerr! Skenari i një filmi horror institucional.
Sipas kryeministrit, pezullimi i një ministri është “nënshtrim brutal i ekzekutivit” – frazë që do ta kishte zili edhe ndonjë avokat i mbrojtjes së personazheve më të rëndësishëm të Hollywood-it. Dhe natyrisht, pasojat janë apokaliptike: drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH-it në arrest shtëpie. Çfarë tmerri! Dy institucione mbeten “pa kokë”, dhe Shqipëria – e Varfër, e Mjerë – rrezikon të mos ndërtojë asnjë rrugë dhe të mos prodhojë asnjë kilovat energji, sepse, siç thotë kryeministri, “ministri nuk mund të pezullohet si të ishte një funksionar i çfarëdolloj niveli”. Pra, po të pezullohet ministri, ngel vendi pa drita, pa rrugë, pa gdhendur asnjë tabelë punimesh. Vërtet dramatike.
Mire po ai qellimisht anashkalon faktin trondites, qe keta ministra te cilet ai merr ne mbrojtje, jane hajdute seriale te dhjetera miliona eurove ( dollareve) dhe nese drejtesia i lejon ata te vazhdojne detyren, atehere keta te pandehur, megahajdute, jo vetem qe mund te prishin provat e drejtesise, por me bekimin e kryeministrit mund te vazhdojne serine e vjedhjeve te medha.,
Ironia e fatit është se ndërsa prokurorët dhe gjykatësit qortohen për “arrestime bukë e djathë”, kryeministri na kërkon të besojmë se një ministër është aq i rëndësishëm saqë pa të s’mund të marrë frymë dot sistemi. Mbi të gjitha, ndërhyrja në punët e drejtësisë është e ndaluar – të paktën sipas devizës së qeverisë. Por kur drejtësia prek qeverinë? Aty deviza kthehet përmbys dhe dëgjojmë këmbana alarmi që bien në çdo qoshe të Tiranës.
Sipas kryeministrit, kjo situatë “duhet dëgjuar deri në fund që të mos përsëritet më kurrë”. Përndryshe, kush e di ç’fatkeqësi kombëtare na pret? Ndoshta një ditë do të guxojnë të hetojnë edhe ndonjë tjetër zyrtar të lartë!
Në fund të ditës, kryeministri na kujtoi se duke “ndihmuar njëri-tjetrin” dhe duke “rivendosur në pozicione kushtetuese njëri-tjetrin”, ne ndihmojmë Shqipërinë. Një mesazh i ngrohtë solidariteti – mes pushteteve, natyrisht. Thjesht prekës.
Dhe kështu, në vend të një debati serioz mbi drejtësinë, kemi fituar një tjetër episod të sagës së pafund të politikës shqiptare, ku drama dhe ironia ecin krah për krah, ndërsa institucioni i pezullimit kthehet në alegori kombëtare të një shteti që rrëzohet me një të rënë lapsi – ose, më saktë, me një vendim gjykate.
“Edhe njëherë dua të ritheksoj qëndrimin tim lidhur me domosdoshmërinë e moscenimit të parimit themelor të ruajtjes së balancës mes pushteteve kushtetuese në Republikën e Shqipërisë. Edhe njëherë, dua ta theksoj, se ankimimi që kam bërë në Gjykatën Kushtetuese nuk është një betejë politike, nuk është as një kundërvenie ndaj drejtësisë, nuk është as një presion mbi këdo qoftë, përfshirë edhe këto shpjegime, të cilat janë të domosdoshme për ata që më kanë besuar privilegjin e udhëheqjes së këtij vendi, por është një betejë institucionale, një betejë themelore për mbrojtjen e kufijve mes pushteteve dhe për moslejimin e marrjes së kompetencave ekskluzive të kryeministrit, qeverisë dhe parlamentit nga një prokuror e një gjykates, një precedent kërcënues për demokracinë, në kuptimin më të drejtëpërdrejtë të fjalës dhe krejt i panjohur në Europë dhe në krejt botën demokratike.
Ky veprim, që “de jure” quhet pezullim, por “de facto” është nënshtrim brutal i ekzekutivit, sjell përditë pasoja pas pasojash. Arsyeja, pse unë i ndaj disa shembuj me publikun, është për t’u kuptuar deri në fund se çfarë ka ndodhur, çfarë po kalojmë dhe çfarë po përpiqemi dhe po përpiqem të bëj, përmes adresimit të kësaj problematike befasuese dhe të befasishme në Gjykatën Kushtetuese, dhe të ndaj, jo vetëm pasojat, por edhe dëmet që mund të bëhen të pallogaritshme.
Ja për shembull, janë vendosur në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH-it. Nuk ka asnjë rëndësi se si i mendoj unë arsyet e këtyre ndalimeve, se kjo po, kjo është punë e prokurorit dhe gjykatësit – për sa kohë, siç kanë konstatuar me shqetësim më shumë sesa një herë autoritetet e Këshillit të Europës, paraburgimet e arrestet e shtëpisë, pa gjyq, janë bërë “bukë e djathë” në Shqipëri. Por fakti është se ata nuk hetohen në gjendje të lirë, dhe kështu cila është pasoja? Pasoja është se lihen pa kokë edhe dy institucione të tjera kyçe për vendin, të cilat mbulojnë infrastrukturën kombëtare të rrugëve dhe infrastrukturën kombëtare të energjisë. Mirëpo, pse kjo pasojë tani është e lidhur drejtëpërdrejtë me pezullimin dhe pse kjo pasojë tani bëhet e pariparueshme, për sa kohë pezullimi, jo vetëm antidemokratik, por edhe alogjik i një anëtari të kabinetit, e bën të pamundur zëvendësimin e tyre, pasi ligji nuk ia jep askujt tjetër, përveç autoritetit ekskluziv të ministrit edhe të drejten e këtyre emërtesave. Kaq e thjeshtë është pse ministri nuk mund të pezullohet si të ishte një funksionar publik i çfarëdolloj niveli tjetër
Ka një devizë, ne e kemi ndjekur si postulat: Mos ndërhy në punët e drejtësisë. Por, nga ana tjetër, kjo ndërhyrje brutale në trupin e qeverisë është një këmbanë alarmi, që duhet dëgjuar deri në fund, për të mos u përsëritur më kurrë. Dhe kështu, duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe duke rivendosur në pozicionet kushtetuese njëri-tjetrin, ndihmojmë Shqipërinë, ndihmojmë konsolidimin dhe modernizimin e shtetit shqiptar”,- tha Rama
Foto nga Google Images
Artikulli i përgatitur nga ACTVUSA


