-18.5 C
Sterling Heights
23/01/2026, 23:13
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

‘Pikiata’ e euros sjell dhe të mira/ Ulet shifra e borxhit publik, Ibrahimaj: Rritje e punësimeve në ndërtim, ulje në sektorin e shërbimit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShqiperia‘Pikiata’ e euros sjell dhe të mira/ Ulet shifra e borxhit publik,...

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj në një konferencë për mediat, ka publikuar disa të dhëna të ecurisë ekonomike, ku sipas saj ka pasur një rënie të borxhit publik, ndikuar nga kursi i këmbimit të euros.

“Në tremujorin e parë, borxhi ndaj PBB ishte 63.27% të PBB nga 64.58% që ishte në fund të vitit 2022. Sipas strukturës, pesha më e madhe është në borxhin e jashtëm. Këtu dua theksoj dhe peshën e kursit të këmbimit. Borxhi është i identifikuar dhe marrë në euro, kursi euros ka sjell dhe një rënie të borxhit publik”, u shpreh Ibrahimaj.

 

Ministrja theksoi se ka pasur një rritje të punësimit në sektorin e ndërtimit dhe rënie në sektorin e shërbimit.

 

“Ne kemi pasur një rritje të tatimit mbi fitimin me 22.5%. Tatimi mbi të ardhurat është rritur me 9.5%. kontributet nga sigurimet shoqërore janë rritur me 14.8%. Sektori i prodhimit ka pasur një rritje prej 31%. Kemi pasur rritje të punësimit në sektorin e ndërtimit, prodhimit, ndërsa ulje kemi pasur në sektorin e shërbimit.

 

Kemi pasur rritje në sektorin e tregtisë. Sektori i shërbimeve vijon të zërë peshën më të madhe në punësim. Sa i përket financimit të konsumit dhe pagave, presim që pagat të vijojnë të rriten në fund të 2022 paga mestare shënoi 66 mijë lekë. Presim që në 6 mujorin e dytë të ketë një rritje të ndjeshme. Shifrat e borxhit kanë vijuar të jetë pozitive”, tha ministrja.

 

Sa u takon importeve, ministra tha se për herë të parë pas një periudhe të gjatë, importet janë rritur më shumë në vëllim se sa në vlerë.

 

“Importet për herë të parë pas një periudhe të gjatë janë rritur më shumë në vëllim se sa në vlerë. Çmimet e importeve kanë filluar të ngadalësohen. Importet në vëllim janë rritur me 6.9% ndërsa në vlerë me 0.4%. Eksportet janë rritur qoftë në vlerë edhe në vëllim”, u shpreh Ibrahimaj.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img