-3.3 C
Sterling Heights
16/01/2026, 16:12
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Piramida inaugurohet në ditën e lindjes së Enver Hoxhës, Veliaj: ‘Armiqtë e padukshëm’ janë sot këtu…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmePiramida inaugurohet në ditën e lindjes së Enver Hoxhës, Veliaj: ‘Armiqtë e...

Piramida e Tiranës u inaugurua mbrëmjen e kësaj të hëne, në përmbyllje të punimeve të samitit të Procesit të Berlinit që u mbajt në kryeqytetin shqiptar. Në fjalën e tij kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj vuri në dukje se inaugurimi i Piramidës vjen në ditën e lindjes së diktatorit Enver Hoxha dhe se armiqtë e padukshëm të tij janë sot në Tiranë, jo si simbol i izolimit, por si simbol i hapjes së Piramidës.

“Nëse mendon për një moment që sot, 16 Tetor, në ditëlindjen e Enver Hoxhës, njeriu i cili e drejtoi këtë vend, (jo nuk meriton duartrokitje, ju lutem më dëgjoni deri në fund), dhe që iu dedikua kjo piramidë, sepse ai ishte si faraon dhe faraonëve u dedikohet një piramidë. Dhe nëse i shihni këto flamuj, gjatë regjimit të tij, përveç atij shqiptar, të gjithë të tjerët ishin rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë. Armiqtë e padukshëm, që nuk u shfaqën kurrë pavarësisht gjithë bunkerëve që ndërtuam, janë sot këtu për të festuar jo si simbol i izolimit, por si simbol i hapjes së piramidës së Tiranës”.

Dikur një simbol i zymtë, sot Piramida e Tiranës do të jetë një qendër e teknologjisë për të rinjtë si një mesazh domethënës i triumfit të lirisë mbi shtypjen, i së ardhmes mbi të shkuarën./tvklan.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img