-4.9 C
Sterling Heights
05/12/2025, 12:32
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Plani evropian, Viola Von Cramon pret nga pesë shtetet e BE-së ta njohin Kosovën

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKosovaPlani evropian, Viola Von Cramon pret nga pesë shtetet e BE-së ta...

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, po pret që plani evropian të shtyjë pesë shtetet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë.

Nga 27 shtetet anëtare të BE-së, Kosovën nuk e njohin ende Spanja, Rumania, Sllovakia, Qipro e Greqia.Von Cramon beson se me marrëveshjen kjo do të ndryshonte dhe do të hapej formalisht rruga e Kosovës drejt BE-së, përcjell klankosova.tv.

”Edhe nëse mungon nënshkrimi përfundimtar, ky është një sukses i madh politik për BE-në dhe për të gjithë rajonin”, ka thënë Von Cramon për Deutsche Welle.

Von Cramon të martën në twitter ka thënë se ”e mirëpret pranimin e propozimit-marrëveshjes për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë”.

”Duhet kurajë, vullnet politik dhe lidership për të arritur marrëveshje”/klankosova

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img