-15.5 C
Sterling Heights
20/01/2026, 5:59
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Pogradeci i preferuar edhe në dimër- Rreth 124 mijë turistë vendas e të huaj përgjatë 2023-shit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmePogradeci i preferuar edhe në dimër- Rreth 124 mijë turistë vendas e...

Pogradeci i preferuar edhe në dimër- Rreth 124 mijë turistë vendas e të huaj përgjatë 2023-shit
Të shumtë janë turistët që zgjedhin të vizitojnë qytetin e Pogradecit edhe në stinën e dimrit. Pas një fluksi të lartë të turistëve gjatë festave të fundvitit, vihet re se edhe fundjavat e muajit janar kanë patur rezervime të shumta.

Sipas nënkryetares së bashkisë Entela Gusho, ky sezon turistik dimëror ka qenë i suksesshëm.

“Ishte një vërtet një fundvit i bukur. Bashkia po punon fuqishëm që të kemi vazhdimsi të frekuentimit të turizmit në vendin tonë. Kjo shtrihet në aktivitete kulturore, artistike, por edhe në ato sportive”, tha Gusho.

Përveç liqenit që tërheq vëmendjen e turistëve në çdo stinë, një tjetër arsye pse duhet vizituar Pogradeci është edhe kulinaria e zonës.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore referuar shifrave zyrtare të operatorëve turistikë janë rreth 124 mijë turistë vendas dhe të huaj të cilët kanë pushuar në Pogradec përgjatë vitit 2023.

/RTSH/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img