-5.7 C
Sterling Heights
21/12/2025, 8:28
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Policia e Kosovës jep detaje për situatën në veri

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetPolicia e Kosovës jep detaje për situatën në veri

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me situatën në veri.

Përmes një postimi, policia ka bërë të ditur se po kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe po kryen detyrat e saj të përcaktuara sipas Kushtetutës dhe legjislacionit në fuqi.

“Policia e Kosovës, duke njohur të drejtën për tubime publike përmes protestës paqësore, sipas detyrës zyrtare, edhe sot po kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe po kryen detyrat e saja të përcaktuara sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim.

Poicia e Kosovës, në bashkëpunim me KFOR-in dhe institucionet relevante, po vazhdon me angazhimet policore në zbatimin e rendit dhe sigurisë publike, ofrimin e sigurisë ndaj qytetarëve, sigurimin e lirisë së lëvizjes së lirë si dhe ndërmarrjen e masave policore konform situatës dhe zhvillimeve në komunat Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, ku edhe sot po vazhdojnë protestat.

Tutje thuhet se policia do të vazhdojë angazhimin dhe përkushtimin e saj në ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim dhe fton qytetarët që të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar, që të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme, të çfarëdo natyre qofshin ato.

Që nga 26 maji, në veri të Kosovës janë rritur tensionet, pasi po atë ditë, krerët e rinj të Zveçanit, të Leposaviqit dhe të Zubin Potokut – të gjithë shqiptarë – u futën në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img