17.3 C
Sterling Heights
04/10/2025, 2:40
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Portiere me ekipin e Lyonit, atletja me origjinë nga Ulqini betohet para kryebashkiakut të Tiranës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaHistori SuksesiPortiere me ekipin e Lyonit, atletja me origjinë nga Ulqini betohet para...

Alyssia Paljevic është shtetasja më e Republikës së Shqipërisë. Atletja me origjinë nga Ulqini, por e rritur në Francë është betuar para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Kryebashkiaku ka ndarë një foto në rrjetet sociale, duke e cilësuar Alyssian krenari të kombit tonë.

Ai shton se tashmë Alyssia është shqiptare jo vetëm me gjak, por edhe me nënshkrim, ndërsa i ka uruar asaj suksese që të bëjë krenarë shqiptarët kudo në botë.

“Ceremonia e betimit të shtetases më të re të Republikës së Shqipërisë, Alyssia Paljevic.

Alyssia, me origjinë nga Ulqini dhe e rritur në Francë është KRENARIA e kombit tonë, një atlete fantastike, portiere në ekipin e Lyonit, që tashmë është jo vetëm me gjak por edhe me nënshkrim SHQIPTARE.

Urime! Na bëj krenarë”, ka shkruar kryebashkiaku Veliaj./Top-Channel.tv

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img