-11.4 C
Sterling Heights
15/01/2026, 7:08
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Porto Palermo Festival, Kumbaro: Magjia e artit në një perlë të natyrës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShqiperiaPorto Palermo Festival, Kumbaro: Magjia e artit në një perlë të natyrës

Çdo fundjavë, nga 14 korriku në 14 gusht zhvillohet Porto Palermo Festival.

Lajmin e dha sot ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila u shpreh se, Porto Palermo mirëpret vizitorët çdo fundjavë nga 14 korriku në 14 gusht me tingujt e ëmbël të violinës së Olen Cesarit dhe të shumë artistëve të tjerë.

“Magjia e artit në një perlë të natyrës si Porto Palermo, që vjen edhe si ndërgjegjësim për mbrojtjen e mjedisit detar si mishërimi më i bukur në këtë sezon veror të turizmit të qendrueshëm”, theksoi Kumbaro.

“Çdo fundjavë, nga 14 korriku në 14 gusht, Porto Palermo ju mirëpret me tingujt e ëmbël të violinës së Olen Cesarit dhe të shumë artistëve të tjerë, duke u konsoliduar për bukuri në kalendarin turistik veror, që tani e gjeni në aplikacionin TEA”, u shpreh ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, në një postim në rrjetet sociale.

 

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img