Të martën nga ora 19:00 në Budapest, Kosova do të jetë mysafir i Hungarisë, në ndeshjen e dytë miqësore të muajit mars.
“Dardanët” vijnë pas një fitore si mysafir ndaj Armenisë me rezultat 1-0, ku Milot Rashica shënoi golin e vetëm në ndeshje, ndërsa kishin edhe disa raste të tjera për gol.
Biletat për ndeshjen pothuajse janë shitur të gjitha sipas mediave hungareze dhe një rezultat pozitiv ndaj Hungarisë, do të ishin me vlerë shumë të madhe për Kosovën, që tani udhëhiqet nga Franco Foda.
Në “Puskas Arena”, të premten ndaj Turqisë, prezent ishin plot 58 mijë shikues, gjë që pritet sërish një numër i ngjashëm.
Pra Kosova e Franco Fodas do të ketë një kundërshtar shumë të fortë përballë dhe me përkrahje të madhe.
Përzgjedhësi i Hungarisë, Marco Rossi, nuk ishte shumë i kënaqur me paraqitjen ndaj Turqisë edhe pse fituan, ndërsa ndaj Kosovës paralajmëroi se do tu jap rastin disa lojtarëve të rinj


